Sulmet në veri, reagon Agim Bahtiri

Kronika March 18, 2018 - 15:54
Ja çfarë thotë Agim Bahtiri në lidhje me këto sulme

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dënon ashpër thyerjen dhe zjarrvënien në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe në paralelen e shkollës “Azis Sylejmani” në lagjen “Kodra e Minatorëve” në pjesën veriore të Mitrovicës.

Bahtiri kërkon nga qytetarët që të ruajn qetësinë dhe njëkohësisht ju bënë thirrje organëve gjegjëse që sa më shpejtë të i identifikojnë dhe dënojnë kryesit e këtyre veprave.

“Rastet e tilla janë të papranueshme, pavarësisht se cilit nacionalitet i takojnë, andaj lus edhe kryetarin e Veriut të Mitrovicës z.Goran Rakiq, që të  dënoj këtë rast  sepse ngjarjet e tilla e rëndojnë jetën e qytetarëve në veri. Mirëpo pavarësisht, çfarëdo sulmi apo pengese gjatë këtij rrugëtimi, asgjë nuk do të na ndal që të jemi pranë qytetarëve tonë kudo që të jenë dhe duke ju ofruar shëbime sa më cilësore dhe sa ma afër shtëpive të tyre”, shtoj Bahtiri. 

Image