Një femër tenton të bëjë vetëvrasje në Prizren

Kronika March 18, 2018 - 11:29

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 12:30, një femër ka tentuar që t’i jap fund jetës duke pirë një sasi të tepruar të barnave. Viktima menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Sipas policisë së këtij rajoni, viktima, për momentin është jashtë rrezikut për jetë. 

Ky është njoftimi i policisë:

Viktima femër K-shqiptare, ka kërkuar ndihmë mjekësor në Spitalin e Prizrenit, pasi që kishte tentuar të vetë-vritet duke konsumuar sasi të tepruar të barnave. Sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë.