U rrah nga burri i saj, gruaja nga Rahoveci dorëzohet në spitalin e Prizrenit

Kronika March 17, 2018 - 14:09
Lexo detajet

Policia e Kosovës raporton për një rast të dhunës familjare që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20 në Rahovec.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën  femër shqiptare“, thuhet në raportin e policisë.

Bëhet e ditur se viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia raporton edhe për një rast të kanosjes dhe shqetësimit ndaj një gruaje në fshatin Uglar në Zubin Potok.

Ankuesja femër serbe ka njoftuar policinë se përmes rrjetit social  nga i dyshuari mashkull shtetas i Bullgarisë, ka pranuar disa mesazhe kërcënuese.

Rasti është raportuar dje në mesditë. “Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe rasti mbetet nën hetime“, raporton policia.