Arrestohen tre aktivistët e Vetëvendosjes që hoqën flamujt e Kosovës, këta janë ata!

Kronika March 17, 2018 - 12:17

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë tre persona pasi të njëjtit kishin larguar flamujt e Republikës në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Burime të “Indeksonline” tregojnë se të dyshuarit janë pjesë e Lëvizjes “Vetëvendosje”. Bëhet fjalë për; Egzon Azemin, Januz Shatrin si dhe Luan Hotin.

Mësohet se të njëjtit këtë veprim e kanë bërë me arsyetimin se në vend të flamurit kosovar duhet të vendoset ai kombëtar (Kuq e Zi).

Azemi, Shatri dhe Hoti pas këtij veprimi janë shoqëruar për në stacionin e policisë e më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

Prokurori i këtij rasti ka udhëzuar që rasti të iniciohet si vanalizëm derisa mbetet nën hetime.

Image

Januz Shatri

Image

Egzon Azemi

Image

Luan Hoti