I digjet stalla në Ferizaj, i ngordhin 4 lopë

Kronika March 17, 2018 - 09:39
Ja çfarë ka ndodhur!

Në fshatin Saraisht të Ferizajt, një personi i kanë ngordhur katër lopë pasi stalla e tij e kafshëve është përfshirë nga flakët në rrethana të panjohura.

Siç thuhet në raportin e policisë, përveç katër lopëve të ngordhura janë lënduar edhe disa tjera.

Njësit relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe ekipi i zjarrfikësve ka shuar zjarrin. Njësit policore janë duke hetuar rastin.

Image