Zbulohen një ton drogë në Vlorë

Kronika March 16, 2018 - 13:02
Lexo detajet

Një sasi e konsiderueshme kanabis sativa është gjetur e fshehur në pyllin e Novoselës.

Rreth 30 thasë të mbushura me lëndë narkotike janë gjetur në një gropë në mes të pyllit të fshatit Novoselë. Bëhet fjalë për rreth 900 kg, pasi një thes peshon 30 kg. Nuk dihet ende se kujt i përket lënda narkotike. Droga u zbulua rastësisht nga grupi i xhirimit të Top Channel, i cili po xhironte në zonën e pyllit të Novoselës mbeturinat që ka sjellë lumi Vjosë pas reshjeve të ditëve të fundit.

Dyshohet se nga frika e kontrolleve të policisë, poseduesit e drogës, pasi e kanë përpunuar, e kanë fshehur atë në pyll. Burime për Top Channel tregojnë se kanabisi i grirë shërben vetëm për t’u paketuar si “çokollatë”, e cila më pas është më e lehtë për transport.

Ndërkohë, Policia e Vlorës nuk ka patur dijeni për këtë sasi droge që ishte hedhur në këtë zonë. /Tch