Shpërthim në veri të Mitrovicës

Kronika March 16, 2018 - 00:05
Lajmi i Fundit

Rreth orës 23:10 ka shpërthyer një bombë në veri të Mitrovicës, saktësish në rrugën “Shumadica”.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Ai tha se bomba është hedhur mbi një puset në rrugën “Shumadica”.

“Nga betonimi përreth ku është hedhur bomba dhe nga dridhjet që janë shkaktuar janë thyer dy-tri xhama të një shtëpie të banuar me serb. Nuk ka të lënduar”, ka thënë Hoti për Telegrafin.

Policia e Kosovës gjendet në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.

Ndërkaq, banorët thonë se ndjehen të frikësuar, pas shpërthimit të granatës.