Konfiskohen cigare pa banderola në Gjakovë

Kronika March 13, 2018 - 16:35

Dogana e Kosovës, dje pasdite ka zhvilluar një aksion në qytetin e Gjakovës ku edhe janë kapur sasi të cigareve pa banderola, pra të kontrabanduara.

"Njësit e Doganës së Kosovës ushtruan kontroll sipas mandatit në depo dhe objektet përcjellëse në lokacionin e dyshuar. Derisa oficerët doganor po ushtronin kontroll vërejtën  se një person po tenton të largonte cigaret nga prona e tij duke tentuar ti hudhur tutje.  Pasi që oficerët doganor e ndaluan këtë veprim vërejten se kishte sasi të duhanit pa banderola të Republikës së Kosovës, sasia si në vijim:

Cigare pa banderolle  Ashima – 3800 cope cigare

Cigare pa banderolle Art Slims -39000 cope cigare

Cigare pa banderolle Belagio  -  5000 cope cigare

Cigare pa banderole President – 18200 cope cigare

Cigare pa banderolle Eva Slims – 9600 cope Cigare .

Cigaret pa  banderolle jane konfiskuar dhe pales i jane leshuar vertetimi per konfiskimin e mallit si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse", thuhet në komunikatën drejtuar mediave.