Kronika

Shiti mishin e lopës së ngordhur, arrest shtëpiak për kasapin dhe pronarin nga Kamenica

Shiti mishin e lopës së ngordhur, arrest shtëpiak për kasapin dhe pronarin nga Kamenica
11 mars 2018 • 16 : 46

Detaje nga kjo ngjarje morbide

E mori lopën e ngordhur dhe e shiti për mish. Për këtë rast kasapi nga Gjilani, A.Rashiti do të vuajë masën e arrestit shtëpiak prej një muaji.

Bashkë me të, dënimin e njëjtë, do ta vuajë edhe pronari i gjedhit, A.Maliqi nga fshati Busavatë i Kamenicës, pasi që e kishte hedhur lopën e ngordhur në përrua.

Për këtë punë policia dhe prokuroria e shteti po i vazhdojnë hetimet.

Një ngjarje e pazakontë dhe kriminale të martën që po e lemë pas ka ndodhur në fshatin Busavatë të Komunës së Kamenicës. Një lopë e ngordhur të cilën pronari e ka hedhur në përrua, është marrë nga një kasap, i cili mishin e saj e ka nxjerrë në shitje.

Gjithçka filloi kur kasapi i kërkoi një fshatari t’ia shiste lopën e sëmurë, ndërsa pronari, sipas njoftimeve të deritashme, kishte refuzuar ta shesë kafshën e sëmurë. Me rastin po merret edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.

Express ju sjell detaje nga kjo ngjarje morbide.

Për këtë rast Gjykata Themelore e Gjilanit, u ka shqiptuar dy personave, pronarit të lopës, dhe kasapit, një muaj arrest shtëpiak. Kështu ka thënë për Express, zëdhënësi në policinë e Kosovës nga rajoni i Gjilanit, Ismet Hashani.

“Gjykatësi i procedurës paraprake ka urdhëruar që ndaj dy personave të lartcekur të caktohet arrest shtëpiak prej një muaji”, ka thënë për Express të dielën Ismet Hashani nga policia e Kosovës.

Sipas tij, hetimet për këtë punë nuk kanë përfunduar ende. Tash prokuroria bashkë me policinë po punojnë në gjetjen e provave të tjera që ndërlidhen me këtë rast.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorin janë duke i vazhduar hetimet për këtë çështje”, ka deklaruar Hashani.

Për këtë çështje është alarmuar edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.  Nga ky institucion deklarojnë se me  datë 06.03.2018 rreth orës 11:30 janë njoftuar nga Policia e Komunës  së Kamenicës se një  fermer nga fshati Busavatë ka pasur një ngordhje të një kafshe, lloji gjedh (lopë) të cilën e ka hedhur në fushë (ambient te hapur) në dalje te fshatit Busavatë. Sipas informatës është dyshuar se kafsha e ngordhur është marrë nga një kasap i cili banon në një lagje ne Gjilan. AUV thotë se e ka inspektuar lokacionin dhe aty janë gjetur mjete pune për therje dhe se në atë objekt kryhen therje ilegal.

Ndëkorhë kishte qenë vet pronari i lopës, A.Maliqi nga fshati Busavatë ai i cili e kishte paraqitur rastin në stacionin  policor në Kamenicë. Maliqi ka deklaruar në polici se një kasap nga Kamenica e ka marrë mishin e lopës së ngordhur, të cilën ky e kishte hedhur në përrua, për ta nxjerrë në shitje mishin e saj.

E gjithë ngjarja ka filluar kur në shtëpinë e pronarit të lopës kishte shkuar një kasap nga Kamenica, A. Rashiti, duke shprehur interesim për blerjen e lopës. Pronari A. Maliqi nuk ia kishte shitur me arsyetimin se lopa është e sëmurë dhe nuk bën të përdoret për konsum mishi i saj.

Lopa e A. Maliqit kishte ngordhur dy ditë pas ofertës së kasapit për ta blerë. Pronari me një traktor nga shtëpia e tij e kishte dërguar kafshën e ngordhur në një përrua. 

Por, A. Maliqi u shokua kur pas dy ditësh në përroin e fshatit Busavatë i pa vetëm lëkurën dhe eshtrat e lopës.  Ai thotë se lopën e ngordhur e ka marrë kasapi dhe mishin e saj e ka nxjerrë në shtije. Për këtë rast menjëherë pronari ka shkuar në stacionin policor dhe e ka paraqitur rastin.

Të dy këta eprsona po akuzohen se kanë kryer veprat penale të hedhjes së produkteve të dëmshme në vende joadekuate, si dhe vënien dhe qarkullimin e produkteve të dëmshme për konsum për qytetarët.

 

© zëri.info