Varrosen me nderime nga garda ceremoniale e FSK-së vëllezërit e vrarë në Malishevë

Kronika March 10, 2018 - 17:00

Janë varrosur në varrezat e fshatit Plloqicë të Malishevës dy vëllezërit, Shani e Bahri Maloku, pasi u vranë dje mizorisht nga disa hajna që ishin futur në shtëpinë e tyre.

Pasi që njëri nga vëllezërit ishte pjesë e Forcë së Sigurisë së Kosovës, trupat e të ndjerëve janë përcjellur për në banesën e fundit me nderime nga garda ceremoniale e FSK-së.

Në varrim u panë shumë njerëz që kishin ardhur për t’u dhënë lamtumirën e fundit dy të vrarëve.

Ishte edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili bëri thirrje që rasti të zbardhet sa më parë e kryerësit e krimit ta vuajnë dënimin.

Ndërkaq, ngjarja tragjike në shtëpinë e familjes Maloku kishte ndodhur kur familjarët e kishin kuptuar që brenda oborrit të tyre kishin hyrë disa persona të panjohur për të vjedhur.

Nën kërcënimin e armës, njëri nga familjarët që kishte dalë jashtë kishte bërtitur për t’i lajmëruar të afërmit, ndërsa vrasja kishte ndodhur kur dy viktimat ishin afër për t’i kapur kriminelët./Telegrafi/