Vrasja e vëllezërve në Malishevë, arrestohen dy kushërinj të tyre

Kronika March 09, 2018 - 13:17

Dy vëllezërit, Bahri e Shani Maloku, nga fshati Plloqicë i komunës së Malishevës u vranë mbrëmë me një breshëri plumbash në oborrin e tyre të shtëpisë.

Gazeta Express po qëndron në shtëpinë e viktimave. Dyshohet se kryrësit e veprës janë kushërinj të viktimave.

LEXO EDHE: Vrasja e vëllezërve në Malishevë, Policia arreston dy fqinjë të viktimave

Megjithëkëtë familjarët nuk po besojnë që kushërinjtë e tyre e kanë kryer aktin kriminal. 

Ndërkohë familja e viktimave tashmë ka hapur të pamën në fshatin Plloqicë të Malishevës. Trupat e dy vëllezërve pritet që të varrosen sot gjatë ditës. Nga familja kanë deklaruar se hajnat mendohet të kenë hyrë në shtëpi për t'ua vjedhur disa krerë lopë. Ndryshe sipas tyre, arsyet e vrasjes nuk dihen. Nga familja thonë se nuk kanë pasur ndonjë konflikt me ndonjë person.

Policia për këtë rast ka arrestuar dy persona si të dyshuar. Ata mendohet të kenë hyrë në shtëpinë e viktimave për t’ua vjedhur disa krerë lopë. 

Bahri dhe Shani Maloku u vranë mbrëmë pas mesnate, nga dy hajna, që i kishin hetuar se po plaçkitnin shtëpinë e të dyshuarve.

Organet e hetuesisë zyrtarisht kanë njoftuar se pas mesnate në afërsi të shtëpisë së tyre në fshatin Plloqicë të Malishevës janë plagosur dy persona. Viktimat që kanë qenë vëllezër nuk u kanë shpëtuar plagëve të marra, kanë vdekur rrugës për në spital

Arsyet e vrasjes së dyfishtë ende nuk dihen, mirëpo mësohet se viktimat janë Shani Maloku, 44 vjeç dhe Bahri Maloku, 33 vjeç. Njëri nga vëllezërit ka ndërruar jetë derisa është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Malishevë, ndërsa tjetri ka ndërruar jetë në QKUK.  Bëhet e ditur se njëri prej tyre ishte pjesëtar i FSK-së. /Express/