Shtyhet për në fund të marsit seanca për vrasjen e Aulon Zekës

Kronika March 09, 2018 - 12:07

Është shtyrë për 28 mars seanca gjyqësore në rastin e Aulon Zekës për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar avokati i palës së dëmtuar Skënder Musa. Ai ka thënë se në mungesë së prezencës së një avokati të palës tjetër seanca shtyhet për 28 mars.

Sot pritej që të jepej fjala përfundimtare në rastin e Zekës i cili u vra më 16 shtator të vitit të kaluar në Prishtinë, ndërsa më pas lidhur me këtë rast ishin arrestuar tre të miturit.

Aulon Zeka ishte vrarë më 16 shtator të vitit të kaluar, ndërsa lidhur me këtë vrasje ishin arrestuar dy të mitur.

Gjykimi ndaj këtyre të miturve është i mbyllur për publikun, ndërsa gjatë kohës së mbajtjes së gjykimit disa herë është protestuar para Pallatit të Drejtësisë nga shokët e të ndjerit.

Ndryshe, kjo është hera e katërt që shtyhet seanca për vrasjen e 16-vjeçarit, ku si të dyshuar tashmë janë dy të mitur.