Vrasja e vëllezërve në Malishevë, Policia arreston dy fqinjë të viktimave

Kronika March 09, 2018 - 10:47
LAJMI I FUNDIT

ëDy persona të dyshuar janë arrestuar për vrasjen e dy vëllezërve Maloku që ndodhi në shtëpinë e tyre, të premten pas mesnate, në Plloqicë të Malishevës

Arrestimin e dy të dyshuarve e ka konfirmuar për Gazetën Express, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj. 

LEXO EDHE: Flasin banorët për vrasjen e vëllezërve Maloku në Malishevë

Të arrestuarit janë fqinjë, nga i njëjti fshat prej nga vijnë viktimat Shani Maloku, 44 vjeç dhe Bahri Maloku, 33 vjeç. 

Express merr vesh se vëllezërit nga Malisheva u vranë nga hajnat që kishin hyrë të plaçkitnin në shtëpinë e tyre në Plloqicë.