Sot shpallet aktgjykimi për Fatmir Limajn

Kronika March 09, 2018 - 08:33

Gjykata në Gjakovë sot do ta shpallë aktgjymin ndaj Fatmir Limajt që dyshohet për krime lufte.

Ai akuzohet nga prokuroria se si komandat i Brigadës 121 të UÇK-së nuk e ka parandaluar vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit. 

Prokurorja e rastit, Drita Hajdari në fjalën përfundimtare  ka kërkuar dënim për përgjegjësi komanduese për Fatmir Limaj,  i cili po akuzohet për krime lufte në rastin e vrasjes së dy civilëve më 1998 në Bellanicë të Malishevës.

Kurse, në seancën e fundit që u mbajt në lidhje me këtë rast zv/kryeministri i Kosovës u deklarua i pafajshëm.

Ai tha se nuk ka prova për një vendim të tillë.