Rasti Ivanoviq, flet zyrtari policor në veri

Kronika March 08, 2018 - 11:57
Ja çfarë thotë ky zyrtar policor

Shefi i operativës së Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Zhelko Bojiq,  ka thënë se situata e sigurisë në komunat veriore Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq është e qëndrueshme dhe paqësore.

Sipas tij, policia nuk ka informacion dhe njohuri që do të tregonte se situata e përgjithshme e sigurisë kërcënohet.

“Gjatë vitit 2017, në veri të Kosovës  janë regjistruar 95 raste të krimeve të rënda, këto janë veprat që trajtohen me Njësinë e Hetimeve Rajonale, nga të cilat janë zgjidhur  71 vepra penale, që i bie  75 për qind”, tha Bojiq në një intervistë për Radio Kontakt plus, transmeton Klan Kosova.

Policia e Kosovës, sipas Bojiq, ndërmori shumë masa ligjore operative dhe veprimet që lidhen me rastin e vrasjes e Oliver Ivanoviqit,në këtë drejtim duke marrë deklarata nga disa dëshmitarë dhe marrjen e videove nga kamerat e sigurisë nga vende të shumta në qytet.

Ai thekson se më shumë kërkesa janë dërguar përmes Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe po komunikon në mënyrë aktive me kolegët e vendeve të tjera lidhur me sqarimin e këtij rasti.

“Aktualisht, faza e dytë është në proces, përpunimi i provave materiale të grumbulluara dhe materiali i mbledhur është në proces. Sa i përket automjetit të djegur, policia vendosi të kontaktojë qytetarët përmes mediave pas konsultimit me prokurorinë, se nëse kanë ndonjë informacion, ata të informojnë stacionin më të afërt të policisë për këtë”, thotë ai.

Image