Rrahje mes dy grupeve në qendër të Prishtinës, Policia detyrohet të përdor sprej

Kronika March 08, 2018 - 00:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Disa persona janë rrahur në qendër të Prishtinës rreth orës 23 e 30 minuta.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rexhep Luci”, përballë një kafiterie, raporton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur policia, të cilët kanë arrestuar disa persona.

Ata kanë përdorur edhe sprej për t`i ndarë personat nga rrahja.