Lidhjet e mbesës së Mogherinit me ''dilerin'' shqiptar të drogës

Kronika March 07, 2018 - 19:46

Mbesa e Federica Mogherinit, Gaia e cila u arrestuar për veprën penale shpërndarje dhe blerje të drogës, nuk është hera e parë që akuzohet për këtë vepër kriminale.

Në vitin 2015, kur ajo ishte në moshën 26-vjeçare, ishte në arrest shtëpiak pasi më 28 shkurt ishte kapur me një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike të llojit, “kokainë”.

Ajo ishte akuzuar nga prokuroria publik, Barbara Zuin, raporton Insajderi.

Sipas hetimeve të prokurorisë ajo kishte pranuar një sasi të drogës nga Manuel Zumpani, biri i një eksponenti kriminal së bashku me një shpërndarësin tjetër të drogës shqiptar, Rigers Duriçi kryenin trafikime më lëndë narkotike nëpërmjet Ballkanit me destinacion Italinë.

LEXO EDHE: Arrestohet mbesa e Federica Mogherinit

Zumpano dhe Duriçi, sipas hetuesve, kish tregtuar sasi të mëdha dhe lloje të ndryshme droge si dhe kishin lidhje direkte me trafikantë nga Spanja dhe Shqipëria.

Mediat italiane raportojnë se të ardhurat e grupit në javë ishin 100 mijë euro nga shitja e kokainës në një nga zonat historike të kryeqytetit italian.

Në dy vite, përllogaritet, se janë përfituar më shumë se 2 milionë euro.