Shqiptari akuzohet se për 6 muaj ka bërë 100 vjedhje dhe 83 tentime për vjedhje

Kronika March 06, 2018 - 13:16

Prokuroria thotë se personi në fjalë, nga qershori deri në dhjetor të vitit 2015 ka kryer 180 vjedhje dhe vjedhje me thyerje, në mesin e të cilave 83 kanë mbetur në tentativë

Prokuroria Publike e Lucernit akuzon një person se gjatë vitit 2015 ka kryer rreth 100 vjedhje dhe vjedhje me thyerje në Kantonin e Lucernit dhe në atë të Aargaut. Veç kësaj, prokuroria e ngarkon shqiptarin atëbotë 24 vjeçar edhe për rreth 80 raste të tendimit për vjedhje.

Ai kishte rënë në dorë të policisë nga fundi i vitit 2015 pas një plaçkitjeje të bërë në Sempach Station të Lucernit, me ç`rast ishte kapur duke ikur nga një qen policor. Atij i ishiun gjetur stoli dhe para të gatshme, shkruan bote.ch.

Prokuroria ka njoftuar të martën se hetimet kanë treguar se personi në fjalë, nga qershori deri në dhjetor të vitit 2015 ka kryer 180 vjedhje dhe vjedhje me thyerje, në mesin e të cilave 83 kanë mbetur në tentativë, transmeton albinfo.ch. Në disa prej tyre ai ka pasur edhe një bashkëpunëtor.

Ata, sipas policisë kanë sulmuar kryesisht shtëpitë private në kantonet Aargau e Lucern dhe kanë vjedhur stoli dhe para.

Shuma e parave dhe gjësendeve të vjedhura është 440.000 franga ndërsa dëmi i shkaktuar, 210 mijë franga. Të dy personat kanë shtetësi të Shqipërisë.

Bashkëpunëtori i përmendur është arrestuar në shtator të vitit 2016 në Slloveni, pas një fletarresti ndërkombëtar dhe pasta është ekstraduar në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Të dy të akuzuarit e kanë pranuiar veprën dhe ndiehen në paraburgim, njofton prokuroria. Rastet e tyre janë përcjellë në Gjykatën penale.

Akuza i ngarkon dy personat veç rjerash për vjedhje masive dhe banditesje, për shkaktim të shumëfishtë të dëmeve dhe për prishje të rendit e qetësisë. Kështu, prokuroria kërkon dënim me burg prej 5 deri në 6 vjet.