Dy aksidente trafiku te rrethi i QKU-së

Kronika March 05, 2018 - 09:17

Dy aksidente të njëpasnjëshme kanë ndodhur para pak minutash në rreth-rrotullimin në afërsi të QKUK-së.

Siç shihet nga fotot e dërguara nga lexuesit e KALLXO.com, një taksi dhe një veturë tjetër janë aksidentuar brenda rrethit. Kurse në hyrje të rreth-rrotullimit ka ndodhur aksidenti i dytë në mes një autobusi lokal dhe një veture private.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, nuk dihet nëse ka të lënduar.

Këto dy aksidente në afërti prej më pas se pesë metrash kanë shkaktuar tollovi në atë pjesë të qytetit.