Pas 25, vitesh hasmëri, pajtohen familjet

Kronika March 04, 2018 - 23:39
Ja ku ka ndodhur kjo gjë

Në Zhur të Prizrenit, gjatë ditës së sotme janë pajtuar dy familje, të cilat ishin në hasmëri qysh nga viti 1993. Këto dy familje kanë qenë në hasmëri për arsye të një vrasje e cila kishte filluar si pasojë e një zënke.

Iniciator për këtë pajtim ishte nipi i familjes Ajazaj, i cili ka thënë që për të është një ditë e madhe për arsye së pas një dekade Dajt e tij, janë pajtuar me familjen me të cilën ishin në hasmëri.

Prezent në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i Bashkësisë Lokale të Zhurit, Behar Begaj, i cili këtë ngjarje e sheh si një mesazh që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.

Po ashtu prezent ishte edhe imami i xhamisë, Dibran Omaj, i cili këtë akt e vlerëson si patriotik dhe fetar.