LAJMI I FUNDIT: Vëllai i Rexhep Selimit, Ramadani grushton policin

Kronika March 02, 2018 - 22:40

Vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit, Ramadani ka grushtuar sot pjesëtarin e Policisë së Kosovës.

Gazeta Blic nga burime brenda Policisë së Kosovës ka marrë vesh se ngjarja ka ndodhur sot në Prishtinë, rreth orës 18:00.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, e gjithë ngjarja ka ndodhur derisa policia e kishin ndalur një makinë, për kundërvajtje në trafik, e cila ka rastisur të jetë e vëllait të deputetit Selimi.

Vëllai i Rexhep Selimit nuk i kishte përfillururdhrat e policit dhe e kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor me inicialet A.I., duke e goditur me këmbë në të dy këmbët.

Pas këtij veprimi, ai është shoqëruar në stacionin policor, thonë burime të Gazetës Blic.

Vëllai i Rexhep Selimit duke mos u mjaftuar me kaq, me të arritur në stacionin e Jugut, e kishte goditur me grushtë në fytyrë zyrtarin policor.

“Me datën 02.03.2018 rreth orës 18:00 njësia policore e Hetimeve të St. Policor Jugu Prishtinë Z.S # 6761 dhe A.I. # 9063 pas një kundërvajtje në trafik të rreth i Victorisë është ndaluar vetura Pezho 206 me targa 01-642-HC të cilin e voziste Ramadan Selimi i lindur me 20.04.1960 nga Fshati Aqarevë i cili nuk kishte përfillur urdhërat e policit dhe i njëjti e kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policer A.I duke e goditur me këmbë në dy këmbët zyrtarin policer. I dyshuari është shoqëruar në stacion policer pasi është sjellur në stacion I dyshuari përsëri e kishte goditur me grushtë në fytyrë zyrtarin policer si dhe ja kishte grisur jaknen zyrtare”, kanë thënë burime të Gazetës Blic brenda Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, zyrtarisht nuk kanë konfirmuar nga policia e Kosovës.

Gazeta Blic ka provuar të flas me zyrtarët për informim, por këta të fundit kanë thënë se për momentin nuk kanë informacion, dhe se shumë shpejt do të japin informata.

Ndërkaq, i kontaktuar nga Gazeta Blic, Rexhep Selimi ka mohuar se vëllai i tij e ka sulmuar ndonjë polic.

“Skam informata. Nuk është I arrestuar kurrkush prej neve, nëse bëhet fjalë për një kundërvajtje në trafik se di. Por do informohem”, tha ai për Blic.