Gjenden 5 valixhe me substancë narkotike, arrestohen të dyshuarit

Kronika March 02, 2018 - 12:30
Ja në cilin vend ka ndodhur kjo ngjarje

Policia e Kosovës ka konfiskuar, 60 kilogramë substancë narkotike në Skenderaj.

Në lidhje me rastin me vendim të prokurorit, dy personave shtetas shqiptar u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, transmeton “Zëri.info”.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë patrullimit të tyre në qytetin e Skenderajt kanë hasur në dy të dyshuar meshkuj, shtetas të Shqipërisë, ku sipas tyre u janë konfiskuar 5 valixhe të mbushura me substancë narkotike.

Pas kontrollit Policia ka konstatuar se kjo substancë narkotike ishte e llojit marihuan. /ZERI