Suhodoll: Kapen mbi 80 kilogramë drogë në shtëpinë e një serbi

Kronika March 01, 2018 - 09:58

Në fshatin Suhodoll të Mitrovicës të mërkurën në mesditë në shtëpinë e një burri të kombësisë serbe, është gjetur sasi e madhe e substancës narkotike  të llojit marihuanë.

Policia njofton se janë gjetur 81.825 kilogramë në 27 paketime.

Lidhur me këtë rast është informuar edhe prokurori, kurse policia po merret me hetimin e rastit.

Policia nuk njofton nëse i dyshuari është arrestuar.