Policia jep detaje për vdekjen e 75-vjeçares në Aeroport

Kronika February 28, 2018 - 20:38
Detaje nga Policia e Kosovës

Gjatë ditës së sotme në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ka ndërruar jetë një e moshuar, raporton “Zeri.info”.

Siç mësohet, 75-vjeçarja ishte duke udhëtuar për në Basel tek i biri i saj.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për “Zeri.info”, vdekjen e saj.

Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, e ka konfirmuar për “Zeri.info”, por nuk ka dhënë detaje shtesë.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuara informatën që në ANP ka ndërruar jetë një person. Bëhet fjalë për një femër të lindur në vitin 1942. Njësitet përkatëse po merren me rastin”, ka deklaruar Ahmeti për “Zeri.info”.