Sot i jepet lamtumira e fundit për ish-deputeten e PD-së

Kronika February 28, 2018 - 10:38
Rushe Golemiëshe ndahet nga jeta

Mjekja e njohur Rushen Golemiështë ndarë nga jeta.

Homazhet në nder të saj do të zhvillohen ditën e sotme në ambjentet e sallës së Mbledhjeve Plenare të Kuvendit.

Deputeti demokrat Tritan Shehu shkruan se homazhet do të zhvillohen nga ora 11:30-15:00. 

Doktore Rushen Golemi, ka qenë dhe deputete e Partisë Demokratike e zgjedhur në vitin 1992.

"Dr. Rusheni, nje mjeke e rralle, e pa perseritshme ndoshta, por dhe nje zemer e madhe qe rrahu per Demokraci e Perendim. Deputete e PD e zgjedhur me 1992, atehere kur duhej permbysja e te lindete liria"- shkruan Tritan Shehu.

Postim i plotë

Sot u nda nga jeta Dr. Rushen Golemi.

Nje lajm shume i hidhur ky per familjen e saj, per te gjithe ne, qe patem fatin e privilegjin te punojme me ate ne sallen e operacionit, ambjentet spitalore, diten dhe naten, ne Tirane e larg saj, kudo ku njeriu kishte nevoje per ndihmen e kirurges se shquar, humane e te pa epur.

Dr. Rusheni, nje mjeke e rralle, e pa perseritshme ndoshta, por dhe nje zemer e madhe qe rrahu per Demokraci e Perendim.

Deputete e PD e zgjedhur me 1992, atehere kur duhej permbysja e te lindete liria.

Jeta e saj si mjeke, kirurge, pedagoge, deputete, pa harruar kurre dhe familjen, jane modeli me i mire per kedo qe aspiron te beje dicka te vlefeshme ne jete.

I pa harruar do te jete kujtimi i saj.

Po ashtu për ndarjen nga jeta të ish-deputetes, ka reaguar dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Sot kur Tirana dhe vendi zbardhej nga bora, u nda nga jeta Rushen Golemi, një zonjë e bardhë, një kirurge e shquar, një luftëtare e lirisë dhe demokracisë, deputete e Partisë Demokratike, ikonë e qytetarisë dhe simbol i shërbimit dhe dhembshurisë njerëzore. 

Mendimet dhe lutjet e mija janë me familjarët e Dr. Rushenit. Vepra e saj në shërbim të njerëzve të këtij vendi është e përjetshme si vetë mirënjohja e njerëzve për të. U prehtë në paqen e Zotit!”, ka qenë ky reagim i Bashës. /albeu.com/