Arrestohet personi qe paraqitej si zyrtar i KFOR-it

Kronika February 26, 2018 - 16:16

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person të dyshuar për mashtrim,  në Prishtinë, transmeton “Zëri.info”.

I dyshuari B.H, është shtetas i Kosovës, dhe dyshohet për disa vepra të mashtrimit. Sipas raportit të policisë, i dyshuari deri më tani ka arritur ti mashtrojë katër qytetarë, duke u paraqitur si zyrtar në një nga kampet e KFOR-it.

Po ashtu sipas policisë i dyshuari u ka marrë vlera të parave nga 3,500-5,000 euro qytetarëve të ndryshëm duke u thënë që në këmbim do të marrin vetura ose mjete tjera të rënda.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /ZERI