Ky është vendimi i gjykatës për aktivistët e ‘Vetëvendosjes’

Kronika February 26, 2018 - 15:19

Gjykata e Apelit të Kosovës ka marrë vendim për katër aktivistët e lëvizjes “Vetëvendosje”, raporton “Zeri.info”.

Sipas njoftimit të Gjykatës së Apelit, Atdhe Arifit, Frashër Krasniqit, Egzon Halitit i është ndërprerë masa e paraburgimit.

Tani e tutje të katër aktivistët e lëvizjes “Vetëvendosje”, do të mbrohen në liri, përfshirë edhe Adea Batushën e cila deri më tani është mbrojtur në liri, raporton “Zeri.info”

“Kolegji Penal i kësaj gjykate, duke vendosur lidhur më ankesën e Prokurorisë Speciale  dhe ankesat e mbrojtësve të akuzuarve, të paraqitura kundër aktgjykimit të shkallës së parë, të hënën më 26.02.2018, vendosi edhe për çështjen e paraburgimit, ndaj  të akuzuarve, dhe vlerësoj se tanimë kanë pushuar arsyet ligjore që ata të  qëndrojnë në paraburgim. Ky aktvendim  ka të bëjë vetëm me ndërprerjen e masës së  paraburgimit. Gjykata brenda afatit ligjor, do bëjë publike edhe vendimin e saj lidhur më ankesat e palëve kundër aktgjykimit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës.

Njoftimi i plotë i Gjykatës së Apelit:

Ndërpritet masa e paraburgimit ndaj tre të akuzuarve

Prishtinë, 26.02.2018- Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka ndërprerë masën e paraburgimit ndaj të akuzuarve A.A., F.K. dhe E.H., të cilët do mbrohen  në liri.

Këta të tre, se bashku më të akuzuarën A.B., po akuzohen nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale “Kryerja e veprës penale terroriste” nga neni 136 paragrafi 1. lidhur më nenin 135 paragrafi 1, nën-paragrafi 1.7., e lidhur më nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kolegji Penal i kësaj gjykate, duke vendosur lidhur më ankesën e Prokurorisë Speciale  dhe ankesat e mbrojtësve të akuzuarve, të paraqitura kundër aktgjykimit të shkallës së parë, të hënën më 26.02.2018, vendosi edhe për çështjen e paraburgimit, ndaj  të akuzuarve, dhe vlerësoj se tanimë kanë pushuar arsyet ligjore që ata të  qëndrojnë në paraburgim.

Ky aktvendim  ka të bëjë vetëm me ndërprerjen e masës së  paraburgimit.

 

Gjykata brenda afatit ligjor, do bëjë publike edhe vendimin e saj lidhur më ankesat e palëve kundër aktgjykimit.