Aksident i rëndë trafiku në Pejë

Kronika February 26, 2018 - 11:20
Autobusi shtypë veturën

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Pejës.

Një autobus ka goditur një veturë me targa lokale duke e shkatërruar tërësish.

Raportohet se pavarësisht aksidentit të rëndë, nuk ka persona të lënduar.

Siç shihet edhe në fotot e siguruara "Zeri.info", nga vendi i aksidentit, rruga ka qenë e mbushur me borë në kohën kur është shkaktuar aksidenti.

Mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka raportuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit kanë ndodhur gjithsej 56 aksidente trafiku, mirëpo fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk ka qenë tragjik.

Image

Image

Image

Image