Zbardhen detaje të reja, se si shoferja përplasi veturën ku humbën jetën dy persona

Kronika February 24, 2018 - 10:26

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me aksidentin e sotëm në Kavajë ku një shtetase 30-vjeçare ka përplasur me makinë, 3 shtetas ku dy prej tyre kanë ndërruar jetë.

Makina tip “Toyouta” ka goditur vjehrrin bashkë me nusen e djalin e vogël 8-vjeç.

Fatkeqsisht, goditja ishte aq e fuqishme sa vjehrri dhe nusja kanë ndërruar jetë në vend , ndërsa i mituri është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rendë.

Viktimat janë Xhemil Fisku 69 vjeç, Edlira Fisku 34 vjeçe, ndërsa fëmija i plagosur 8 vjeç, me inicialet Xh.F.

Drejtuesja e mjetit është I.P. 30-vjeçe dhe bëhet e ditur se është shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë

Kavajë Informacion paraprak. Me datë 24.02.2018 rreth orës 07:40, tek Mali i Robit në afërsi të Kavajës, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.

Mjeti tip “Toyota” me drejtuese I. P., 30 vjeçe, ka aksidentuar me pasojë vdekjen 2 shtetas (vjehri dhe nusja) shtetasit Xh. F., 69 vjeç dhe E. F., 34 vjeçe.

Gjithashtu është lënduar edhe fëmija i mitur XH. F, 8 vjeç, i cili u transportua në spitalin e Durrësit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve .

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.