Përfundon seanca ndaj aktivistëve të 'Vetëvendosjes'

Kronika February 22, 2018 - 11:50

Ka përfunduar seanca e Gjykatës së Apelit për aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje për të vazhduar në momentin që merret  vendimi nga kjo Gjykatë raporton "Zeri.info".

LEXO EDHE: Lajmërohet Frashër Krasniqi, ja çka thotë

Avokatët e të akuzuarve shprehen optimist që ky kolegj i Gjykatës së Apelit do të vendos në favor të aktivistëve dhe ata do të lirohen.

Kujtojmë që Atdhe Arifi ishte dënuar me 6 vjet burg, Frashër Krasniqi me 8 vjet, Egzon Haliti me 5 vjet e gjysmë ndërsa Adea Batusha me 2 vjet burg.

Përderisa Adea është në liri, të akuzuarit e tjerë janë në paraburgim raporton tutje "Zeri.info".