Lajmërohet Frashër Krasniqi, ja çka thotë

Kronika February 22, 2018 - 11:22
Flet Drashër Krasniqi

Frashër Krasniqi nga Vetëvendosje gjatë seancës së akuzimit të tij ka thënë edhe njëherë që ky rast është politik, raporton "Zeri.info"

“Çdo dëshmi e dëshmitarëve është e ndikuar nga policia, në këtë landë dëshiroj të shtoj se kemi prova ekzakte të pamohueshme dhe relative që të gjitha na shfajësojnë neve, ndërsa ato të dëshmitarëve gjitha janë dyshuese", tha Krasniqi.

Ai e ndërpreu fjalën e tij për shkak që të gjitha ato që kishte për të thënë, sipas tij janë thënë nga avokati i tij.

Kujtojmë që Atdhe Arifi ishte dënuar me 6 vjet burg, Frashër Krasniqi me 8 vjet, Egzon Haliti me 5 vjet e gjysmë ndërsa Adea Batusha me 2 vjet burg. Përderisa Adea është në liri, të akuzuarit e tjerë janë në paraburgim raporton tutje "Zeri.info".

Ndërsa sot është duke u mbajtur seanca e Gjykatës së Apelit për shkak se aktivistët e Vetëvendosjes pretendojnë që iu është bërë padrejtësi me rastin e akuzimit të tyre/ZERI/