Publikon në internet armën, arrestohet i dyshuari

Kronika February 22, 2018 - 09:56

Një person është arrestuar, pasi që i njëjti ka publikuar armën në një faqe në internet. Njësiti policor ka konfiskuar armën ndërsa rasti me urdhër të prokurorit shkon në procedurë të rregullt, transmeton “Zëri.info”.

Ngjarja ka ndodhur në Ferizaj ndërsa sipas policisë rasti është cilësuar si armëmbajtje pa leje.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar, në një faqe të internetit ka publikuar për shitje një armë zjarri. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar pistoletën Gap, cal. 9mm. I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e policisë. /ZERI