Incident me të plagosur

Kronika February 22, 2018 - 09:47

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë ka ndodhur një incident i rëndë ku si pasojë, një person ka pësuar lëndim trupor, transmeton “Zëri.info”.

Nga ky rast janë arrestuar dy persona ku njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.  

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët pas një mosmarrëveshje për vend parkim, kanë sulmuar viktimën mashkull K/Shqiptar, duke i shkaktuar lëndim trupor. Viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK dhe pas intervistimit është liruar . Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri, pushkë gjuetie e përdorur në rast, po ashtu në vendin e ngjarjes është konfiskuar një gëzhojë kalibër i panjohur. Me vendimin e prokurorit të shtetit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje kurse i dyshuari tjetër lirohet në shtëpi. ”, thuhet në komunikatën e policisë. /ZERI/