Prizren, djali rreh nënën

Kronika February 18, 2018 - 11:30

Policia në Prizren ka arrestuar të dyshuarin mashkull, pasi i njejti ka sulmuar fizikisht nënën e tij në vendin e saj të punës. Të dyshuarit i është konfiskuar substancë narkotike e llojit marihuanë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thotë policia.

Njoftimi i plotë i policisë për këtë rast:

Prizren, më 17.02.2018 – 10:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar i cili kishte sulmuar fizikisht nënë e tij viktimën femër K-shqiptare, e cila ishte në vendin e punës. Gjatë kontrollimit të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar 4.77 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.