Rritet numri i të plagosur nga përleshja në Drenas, flet Policia e Kosovës

Kronika February 17, 2018 - 17:48
Rritet numri i të plagosur nga përleshja në Drenas, flet Policia e Kosovës

Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit dhe një është lënduar rëndë me mjet të fortë, gjatë ditës së sotme në Drenas.

Të njejtit po trajtohen në QKUK. Ende nuk dihen motivet që çuan deri te kjo ngjarje.

Rastin për Express e ka konfirmuar Agron Borovci nga Policia e Kosovës. Ai tha se nga ky incident janë lënduar gjashtë persona, pesë prej tyre me armë dhe një me mjet të fortë.

“Me date 17.02.2018, rreth ores 16:30, nga qendra emergjente ne Drenas, policia ka marre informacionin se pese persona te plagosur nga arma e zjarrit dhe nje tjeter i lenduar nga mjete te forta kane kerkuar ndihmen mjekesore”, tha Borovci për Express.

Policia po punon në zbardhjen e rastit. Ky rast ndodhi në ditën kur po shënohet 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës.

“Aktualisht policia eshte duke hetuar rrethanat qe kane sjelle deri tek kjo ngjarje dhe po punon per zbardhjen e motiveve te saje. Te plagosurit jane transferuar per ne QKUK – Prishtine”, përfundoi ai.