Një person në Fushë Kosovë bie nga kati i pestë i ndërtesës

Kronika February 17, 2018 - 11:06

Gjatë ditës së djeshme në Fshatin Uglarë të Fushë Kosovës, një person ka rënë nga kati i pestë një ndërtese gjersa ishte duke punuar.

Si pasojë e këtij rasti viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Njësitet policore dhe inspektorët e punës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti është duke u hetuar.