Ndërroi jetë Abdilaqim Ademi, funksionar i lartë i BDI-së

Kronika February 16, 2018 - 09:05

Pas një sëmundje të rëndë, ka ndëruar jetë sekretari gjeneral i BDI-së Abdilaqim Ademi, njofton Zhurnal.mk

Ademi gjatë viteve sa është BDI në pushtet ka mbajtur pozita të rëndësishme në ekzekutiv dhe legjislativ.

Nga viti 2002 deri në vitin 2006 ka qenë deputet në parlamentin e Maqedonisë ndërkohë që nga viti 2008 deri në vitin 2011 ka mbajtur postin e zv.kryeministrit për Implementimin e marrëveshjes kornizë të Ohrit, që më pas të emërohet edhe ministër i arsimit dhe shkencës.