Vjehrri rrah nusen

Kronika February 15, 2018 - 09:52

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku një person ka rrahur nusen e djalit të tij, e cila me që rast ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësorë, raporton “Zëri.info”

Policia e ka cilësuar si rastin si dhunë në familje dhe i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare (gruan e djalit të tij). Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

Ngjarja ka ndodhur në Kamenicë. /ZERI/