Rasti tragjik në Viti, një 17-vjeçar ka kryer vetëvrasje

Kronika February 14, 2018 - 15:07

Në fshatin Verban në komunën e Vitisë, sot është gjetur i vdekur një 17-vjeçar.

Burime brenda policisë së Kosovës kanë bërë të ditur për Gazetën Express se ka kryer vetëvrasje

Rastin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për Express policia e Kosovës, por pa dhënë detaje të tjera pasi rasti është në hetime.

Por, Gazeta Express mëson nga burimet e saj brenda policisë se rasti ka të bëjë me vetëvrasje.

Familjarët e viktimës e kanë njoftuar policinë për rastin dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit trupin e pajetë të 17-vjeçarit e kanë dërguar për obduksion.