Plagosje me armë në Graçanicë

Kronika February 13, 2018 - 10:35

Sot rreth orës 08:00, Policia e Kosovës ka raportuar për një tentim vrasje në lagjen Marigona në Graçanicë, ku ka pasur të shtëna me armë zjarri.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje në tentativë ku nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima:

P. G, mashkull, 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin në fjalë policia ka arrestuar në vendin e ngjarjes personin e dyshuar:

F. F, mashkull, 64 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës .

Në vendin e ngjarjes po ashtu policia ka gjet dhe konfiskuar:

një armë zjarri ( revole që dyshohet të jetë përdorur në vendin e ngjarjes)

një granatë dore ( e pashpërthyer e cila është larguar nga njësiti i specializuar për deminim),

një elektroshok.

pesë gëzhoja dhe

2 fishekë.

Personi i dyshuar është duke u intervistuar nga ana e policë ndërkohë që hetuesit policor krahas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë duke punuar në sqarimin dhe ndriçimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës