Aksident me fatalitet në Koretin të Kamenicës

Kronika February 12, 2018 - 22:46

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në Koretin të Kamenicës, njofton Klan Kosova.

Rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së hënës dhe viktima është i moshës 50 vjeçare.

LEXO EDHE: Aksident në Kamenicë, raportohet për të lënduar

Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë për Klan Kosovën se bëhet fjalë për një vetëaksident.

“Person i lindur në vitin 1968 ka humbur jetë si pasojë e vetëaksidentit, duke mos iu përshtatur shpejtësisë ka humbur kontrollin”, ka thënë Hashani për Klan Kosova.