Dëshmia e serbit nga Kosova për tentim-puçin në Mal të Zi shkakton reagime në Gjykatë

Kronika February 12, 2018 - 08:07
Bëhet i ditur identiteti i serbit nga Kosova

Procesi gjyqësor mbi tentativën për grusht-shteti vazhdoi këtë javë.

Në Podgoricë dha dëshmi një serb nga Kosova, i cili ishte i angazhuar për gjetjen dhe blerjen e armëve për grusht-shtetin në Mal të Zi, në natën e zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën atje me 16 tetor të vitit 2016.

Ai është Mirko Velimiroviq, i cili nënshkroi marrëveshjen me Gjykatën Speciale për pranimin e fajësisë dhe për dëshminë kundër grupit kriminal.

Dëshmia e tij shkaktoi reagime dhe incidente në Gjykatë. /VOA/