Policia italiane arreston dy reperët italianë, therën me thika 20-vjeçarin nga Shqipëria

Kronika February 11, 2018 - 18:30

Dy reperë italiane kanë përfunduar në pranga nga policia pasi dyshohen si personat përgjegjës për goditjen me thikë të një shqiptari 20-vjeçar.

Në pranga kanë përfunduar Juri Margini dhe Emilio Finizio, i njohur si “Malacarne”.

Ngjarja ka ndodhur në 4 shkurt të këtij viti. 

I riu shqiptar Aldi Shipliati, futbollist në ekipin e ligës inferiore në Itali, ndërhyri për të ndihmuar disa bashkëatdhetarë të tij, të cilët po përplaseshin fizikisht me reperët italianë. 

Në këtë moment, 20-vjeçari është goditur me thikë në bark dhe gjoks nga reperët italianë, të cilat pas ngjarjes janë larguar dhe kanë hedhur thikën në vendngjarje.

Nga hetimet e kryera rezulton se thikat i përkasin atyre, e për pasojë policia i ka arrestuar./Gazeta Express

Image