Kosova ia dorëzon Serbisë dokumentacionin për vrasjen e Ivanoviqit

Kronika February 09, 2018 - 14:23

Dokumentacioni për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq i është dorëzuar shtetit serb.

Ky raport i është dërguar Serbisë nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, në zyrën e EULEX-it në Beograd, raporton Tanjug

Dokumentacioni përmban një raport të autopsisë dhe një regjistër tjetër që përmban informacione në lidhje me hetimet, transmeton lajmi.net

Ky material do të përcillet në Prokurorinë për Krimin e Organizuar, ka njoftuar Ministria e Drejtësisë në Serbi