Ja çka ndodhi me ankesën e Shaqir Totajt për Prizrenin

Kronika February 09, 2018 - 13:49

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka hedhur poshtë kërkesën e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale vitin e kaluar, raporton “Zëri.info”.

Totaj kishte paraqitur ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës lidhur me zgjedhjet në Komunën e Prizrenit me pretendimin se është shkelur neni 45 për të drejtat zgjedhore per Ligjin për zgjedhjet lokale.

Përmes asaj ankesa ai ka kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Aktgjykimit A. A. U. ZH. Nr. 63/2017 të datës 07. 12. 2017 të Gjykatës Supreme të Kosovës për refuzimin si të pabazuar të ankesës A. Z. L. NR. 1124/2017, të parashtruar nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa Parashtresa, për shkak të keqpërdorimeve gjatë procesit zgjedhor, në ditën e votimit, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të datës 19. 22. 2017.

Gjykata ka arritur në përfundimin se parashtruesi i kërkesës nuk i ka shteruar mjetet juridike qe i ka pasur në dispozicion, te parapara me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës.

Për ta lexuar vendimin e plotë klikoni këtu.

Zgjedhjet lokale të organizuara në Prizren, i ka fituar kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka. /Zëri/ 

Image