Aksidentohet deputeti Fisnik Ismajli

Kronika February 09, 2018 - 12:56

Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, është përfshirë në një aksident trafiku sot rreth orës 11:00 te Fakulteti Teknik në Prishtinë.

Vetura e tij është goditur me një nga autobusët e trafikut urban.

Gazeta Metro ka kontaktuar deputetin Ismaili, i cili e ka konfirmuar aksidentin, por ka thënë se ka pasur vetëm një gërvishtje të veturës.

“Veç më është grrithë vetura. Tani jam në Polici”, ka konfirmuar deputeti Ismaili.

Image