Detaje të vdekjes së dyshimtë në Pejë

Kronika February 08, 2018 - 10:41

Policia ka konfirmuar se kanë gjetur një person të vdekur në një shtëpi në fshatin Vitomiricë të Pejës. Shkaqet e vdekjes ende nuk dihen, mirëpo policia po e cilëson si vdekje e dyshimtë.

Gazeta Express merr vesh se bëhet fjalë për një shtëpi pushimi, në të cilën viktima mashkull ndërroi jetë  pas një kohë të shkurtër qëndrimi aty.

Express mëson se viktima mashkull është Zh.G, i moshës 69-vjeçare, ndërsa gruaja K.R, 44-vjeçare.

Sipas policisë, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

"Raportohet se një mashkull K/Shqiptar është gjetur pa shenja jete në një dhomë. Njësitë relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion", thuhet në raportin policor.