Në Zubin Potok arrestohet personi pasi që grushtoi gruan

Kronika February 06, 2018 - 09:53

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Zubin Potok më 05.02.2018 në ora 21:15 është arrestuar i dyshuari mashkull K/serb, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht gruan e tij viktimën femër K/serbe, raporton zëri.info.

LEXO EDHE: 26 aksidente për 24 orë

Sipas policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, raporton zëri.info /Zëri