Arrestohet hajni cigareve

Kronika February 06, 2018 - 09:47

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësia përkatëse policore me 05.02.2018 ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin mashkull K/shqiptar, i cili kishte depërtuar me forcë në dyqanin e viktimës mashkull K/shqiptar, ku kishte vjedhur tri paketime me cigare me vlerë rreth 75 euro.

LEXO EDHE: Sulmon policinë në Fushë Kosovë

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, raporton zëri.info / Zëri