Sami Lushtaku sërish para drejtësisë

Kronika February 02, 2018 - 09:53

Ish-kryetari i Sami Lushtaku dhe 23 persona tjerë sot do të përballen me gjyqin lidhur me aktakuzën për arratisjen nga QKUK-ja.

Herën e kaluar ishte shtyrë seanca pasi njëri nga avokatët deklaroi se nuk i kishte shkresat e lëndës.

Në aktakuzë përveç Lushtakut përfshihen edhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, djali i tij Mërgim Lushtaku dhe mjekë që sipas aktakuzës dhanë diagnozë të falsifikuar.